Në një intervistë në “Kjo Javë” në News24, deputeti Erion Braçe deklaroi se partia socialiste duhet të jetë një parti e hapur dhe ku mbizotëron dialogu.
Gjatë intervistës në studio, Braçe kujtoi 2005, për të cilën u shpreh se procese që nisën në atë kohë, nuk janë më sot në PS.
“Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të më caktuar apo njoftuar edhe mua si kandidat për bashkinë e Tiranës. Sepse kam kërkuar një proces që unë mendoj se duhet të përthithë të gjithë energjinë e socialistëve të Tiranës dhe cilido tjetër. Këto procese ku energjizim quhen dy-anëtarësime, unë nuk mendoj që energjizon PS. Në 2005 e kemi thënë qartë që partia duhet të jetë e hapur, ku anëtarët e saj simpatizantët zgjedhin me votë njerëzit dhe rrugën që partia duhet të ndjekë”, tha ai, duke shtuar: Procese që ne i kemi nisur shumë mirë në 2005 nuk janë më. Gjatë këtyre dy muajve e kam thënë, përse kërkoja këtë proces, sepse janë procese që mungojnë, jemi kthyer në një mur që vendosen njoftime qoftë për individë qoftë edhe për politikë. Por duhet të jetë e kundërta, duhet të jetë proces i hapur. Dialogu e debati në PS që shmang edhe çdo keqkuptim apo siç është thënë çdolloj procesi rebelimi brenda PS. I dobishëm është dialogu”, tha më tej ai.
