Blerim Sheraj është zgjedhur kryebashkiaku i ri i Vorës. Vora ka qenë bashkia e parë që ka shpallur rezultatin vetëm dy orë nga mbyllja e rezultatit, pasi aty u bë votimi dhe numërimi po ashtu bë mënyrë elektronike.

Në garë përballë Blerim Sherajt të PS-së ishte Ymer Marku nga PD, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana. Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilrjan Celibashi.

“Interesi i madh është për bashkinë e Vorës. I kemi rezultatet për bashkinë Vorë. Sipas këtyre rezultateve, të cilat do i saktësojë se janë rezultate paraprake, pjesëmarrja janë 11 96 votues. Lulzim Vrana ka marrë 2598 vota”, tha Celibashi.

Kujtojmë se më herët në krye të Bashkisë së Vorës ka qenë Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb