Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Rrogozhinës. Pas rispërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha.

Pas numërimit të votës së fundit, kandidati fitues, Memolla, tha për mediat se meritë e fitores me 1500 vota më tepër, ishte programi i tij, përballë rivalit.

“Rezultati tregoi që ia dolëm dhe gjetëm pikat e dobëta që kishim. Kjo tregon që programi jonë ka qenë më i mirë se i kandidatit tjetër. Ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi dhe gjithë njerëzit në terren. Ka qenë një punë intensive në të gjitha njësitë administrative, duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit.”, tha ai.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
43 kuti të numëruara nga 54

Edison Memolla PS 6658 vota

Shkelqim Hoxha BF 4906 vota

 

 

***

Kujtojmë se proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme, si në rastin e fotografimit të votës apo votim familjar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb