Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë në studion e News 24, se Partia Socialiste nuk bëri fushatë në Himarë duke besuar se do ta fitonte. Ndërkaq, Agron Duka, kreu i PAA-së, tha se kryeministrit përdori gjuhë bullizimi ndaj Belerit gjatë fushatës.

Pjesë nga debati:

Koçi: Qasja greke për çështjen Beleri është e ekzagjeruar dhe kompromentuese. Sigurisht është ka një lloj interesi për pakicën por vetë Beleri e cenon imazhin e Greqisë pasi ndikon në moralin mes popujve. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë të shkëqlyera dhe nuk mendoj se ishte e nevojshme për të ndezur një sherr komplet artificial. Nga ana tjetër, përcaktimi i Belerit si kandidat është tejet komprometuese. Është një tradhti ndaj interesave shqiptare. Me sa di është edhe i dënuar për poshtërim të simboleve të Republikës sonë”, tha Koçi.

Duka: Kjo të bën të dyshosh që edhe arrestimi i tij ka qenë i paramenduar, por duhet t’ia lëmë drejtësisë. Ka ligje ku të gjithë kandidatët shoshiten si është ligji i dekriminalizimit. PS ka bërë krushqi të shumta me rekorde kriminale që janë bërë edhe deputetë dhe kryetar bashkish dhe më pas janë larguar po nga ky ligj. Për sitëm morale ka shumë.

Koçi: Pse qe ai rezulton në Himarë? Sepse PS nuk bëri fushatë fare në Himarë. Flas si njëri nga faktorët. Sepse e kanë menduar se është e fituar.

Duka: Boll pushtet kishin dhe e kanë menduar të fituar. Rama ndoqi një fushatë bullizimi. Nuk ka pse të tallet me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb