Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 18-vjeçarit, Marios Isa në Greqi. Dyshohet se vdekja e të riut ka ndodhur për pazare droge. Deri më tani policia e shtetit fqinj ka shoqëruar 2 persona.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: