TIRANE – Mbrëjen e sotme përballë fëmijëve të Piter Panit ishte moderatori i njohur Alban Dudushi, i cili si të gjithë të ftuarit e tjerë, nuk e pati aspak të lehtë të përballej me pyetjet e tyre.

Albani i cili prej një vit është bërë baba për të dytën herë rrëfeu se se lindjen e Kroit e përjetoi edhe një herë nga e para, edhe pse kishte kujtuar se do të mbante mend se ç’ndodhte që nga lindja e vajzës.

Por fëmijët nuk i lanë me kaq provokimet. Ata e pyetën moderatorin se pse ishte ndarë nga ish-bashkëshortja. Pyetjes pse është ndarë nga ajo, Albani, i zënë ngushtë, iu përgjigj me shumë diplomaci:

“Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me graun time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës.

E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”- i është përgjigjur Alban Dudushi fëmijëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: