Nga një bomber luksi te të rinjtë. Brenda 3 vitesh karriera e Mauro Icardit ka pësuar një rënie të pabesueshme. Sipas L’Equipe, klubi francez ka nxjerr zyrtarisht jashtë ekipit të parë sulmuesin argjentinas për ti bërë vend 20-vjeçarit Ekitike.

Ky është një mesazh i qartë për Icardin, bën mirë të largohet në të kundërt është detyruar të luaj me ekipin amatorë. Në këto tre vite, Icardi nuk arriti kurrë të justifikojë investim e bërë nga PSG, më shumë është komentuar për marrëdhënien e tij me Wanda Nara se sa për atë që bën në fushë.

Drejtuesit e klubit francez kërkojnë të lirohen se më shpejt nga paga e Icardit, por ofertat për të mungojnë. I vetmi klub që ka shfaqur interesim për Icardin është Monza.

I njëjti vendim vlen edhe për Herrera, Draxler, Kurzaëa, Gueye e Kehrer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: