Pasi rinovuan kontratën me Kylian Mbappe, PSG kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Lionel Messin. E përditshmja spanjolle Marca vjen me këtë lajm ekskluziv duke zbuluar se dëshira e drejtuesve francez është të mbajnë “pleshtin” në Paris, të paktën edhe një tjetër vit, pra deri në qershor 2024. Messi ka një kontratë që i skadon në fund të këtij sezonit, në 2023, kjo shihet edhe si një lëvizje për të shmangur një largim falas të sulmuesit argjentinas, ashtu siç ndodhi edhe me Mbappe.

Marca
Marca

Gjithnjë sipas Marca, klubi i PSG ende nuk i ka bërë një ofertë konkrete, për momentin vetëm kanë shprehur dëshirën e tyre. Pas një viti jo pozitiv, Messi tani është gati dhe i motivuar të udhëheq PSG drejt objektivave sezonal.

Ky është një vit shumë i rëndësishëm për yllin argjentinas pasi në mes është Botërori, mbase shansi i fundit i Messit për të fituar me Argjentinën e tij. Pas kaloi pushimet në Ibiza, Messi është rikthyer në Paris ku është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: