Ndërmjet Allegrit dhe Juventusit në mes futet fuqishëm PSG. Ajo që në fillim dukej thjeshtë si një sondazh sot po merr formë të plotë. Trajneri livornez ka marrë një ofertë konkrete nga sheikët e Parisit, një kontratë tre vjeçare nga ku Allegri do të përfitoj afro 2 dyfishin e saj që merr aktualisht nga “Zonja e Vjetër”, 7,5 milion euro paguhet Allegri.

Allegri Juve Milan 16 01 19
Allegri Juve Milan 16 01 19

Trajneri i Juves jo vetëm po e shqyrton këtë ofertë por po mendon seriozisht të transferohet në Paris. Sheikët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ëndrra e tyre për të fituar Champions League, këtë sezon do ta provojnë sërish, madje duke investuar edhe më shumë miliona, pikërisht projekti i tyre dhe paga personale kanë bërë që Allegri ta marr seriozisht këtë ofertë.

Allegri 1130932supereva
Allegri 1130932supereva

Nëse nuk dëshiron të largohet, Allegri pritet ta përdor këtë ofertë të PSG gjatë takimit që do të zhvillojë me presidentin Agnelli. Në këto kushte drejtuesit e Juves janë duke menduar dhe për zëvendësuesin e tij. Zgjedhja më e shpejtë, opsioni i parë, i sponsorizuar shumë nga Pavel Nedved është Antonio Conte.

Conte
Conte

Ish trajneri i Chelseat do të pranonte pa asnjë hezitim të rikthehej sërish në Torino. Vetë presidenti Agnelli ka një ëndërr të kahershme, Pep Guardiola. Pep është i lidhur me Man.City deri në vitin 2021 ndërsa përfiton 23,5 milion euro në sezon. Këto dy detaje të fundit e bëjë shumë të vështirë të arrijnë deri tek tekniku katalunjas. Një tjetër opsion që pëlqehet shumë në shtëpinë e Zonjës është ai i Didier Deschamps, aktualisht trajner i përfaqësues franceze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb