Në një testament me shkrim dore, Osama Bin Laden thotë se pasuria e tij është rreth 29 milionë dollarë dhe se shumica e saj duhet të shpenzohet për xhihad. Kështu thuhet në dokumentet e publikuar nga qeveria amerikane këtë të martë.

Testamenti i tij është mes 113 dokumenteve të bëra publike nga Zyra e Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare. Këto materiale u morën nga grupi që mori pjesë në vrasjen e liderit të Alkaedës më 1 maj të 2011-ë­s.

Testamenti nuk mban datë, por Bin Laden shkruan se paratë ndodhen në Sudan, vend ku ai ka jetuar disa vite në 1990. Ai u largua nga Sudani në vitin 1996 për të shkuar në Afganistan, pak para se talebanët të merrnin kontrolli ne vendit. “Shpresoj, që vëllezërit e mi, motrat dhe të afërmit të plotësojnë vullnetin tim dhe të shpenzojnë të gjitha paratë që kam lënë në Sudan për xhihad, në emër të Allahut”, shkruan Bin Laden. Për vite me radhë, Bin Laden nuk mundi të merrte paratë nga Sudani.

Ndërkohë është publikuar edhe një letër pa datë e Bin Laden drejtuar popullit amerikan. Dokumentet e publikuara dëshmojnë në një farë mënyrë se Bin Laden ishte shumë në ankth sa i takon sigurisë së tij

Letra, e cila është konfiskuar më 2 maj të vitit 2011, gjatë bastisjes së strofullës të Bin Ladenit në Abbottabad, fillon me fjalët “Për popullin amerikan, paqja qoftë mbi ata që ndjekin rrugën e drejtë”. Dokumenti është pjesë e një grumbulli të dytë të dokumenteve të përkthyera dhe publikuara nga agjencitë amerikane të zbulimit. Grupi i parë i dokumenteve ishte deklasifikuar në maj të vitit të kaluar.

Në dokumentin 4 faqesh, Bin Laden shkruan: “Mënyra për të ndryshuar dhe liruar veten nga presioni i lobistëve nuk është nëpërmjet Republikanëve apo ata të Partisë Demokratike, por duke ndërmarrë një revolucion të madh për liri. Kjo nuk përfshin vetëm përmirësimin e gjendjes tuaj ekonomike dhe forcimin e sigurisë tuaj, por më e rëndësishmja është se ndihmon në marrjen e një vendimi racional për të shpëtuar njerëzimin nga gazrat e dëmshme që po kërcënojnë fatin”.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: