Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale, ndërsa janë publikuar edhe pamjet që tregojnë se si është blinduar Veriu nga toka dhe ajri.

Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër policisë në shtator.

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Policia ka thënë se të shtunën ka kryer bastisje në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: