Mediat e huaja kanë fiksuar momentin, kur një burrë në Meksikë shpëton një grua nga përmbytjet e rrezikshme. Në pamje shihet se si gruaja kishte ngecur në rrjedhën e San Bratalo, lum që rrjedh në komunën Baja California në La Paz.

Burri, me profesion shofer, kishte parë nga larg gruan që ndodhej në vështirësi dhe u afrua për ta shpëtuar.

Fillimisht, ai shihet teksa ecën përmes ujërave të rrëmbyeshëm dhe shpëton gruan që gati sa nuk u mbyt.

Heroi është identifikuar si Diego Sato, ndërsa gruaja, e cila kaloi në gjendje shoku nga situata e përjetuar ndodhet në spital, për trajtim më të specializuar shëndetësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb