Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq momentin kur policët shpëtojnë një vajzë 1-vjeçare, e cila ishte rrëmbyer dhe bllokuar brenda një makine.

Në pamje, shihen se si policët në Hillsborough afrohen pranë një makine “Vokswagen Tiguan”, që ishte raportuar si e vjedhur.

Brenda saj ndodhej edhe foshnja e rrëmbyer, shkruajnë mediat e huaja. Polici arriti të nxjerrë fëmijën nga makina dhe t’ia dorëzojë atë prindërve, të cilët ishin tepër të shqetësuar për zhdukjen e saj.

Nuk dihen ende detajet e rrëmbimit, por policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb