Kreu i një karteli droge në Kolumbi është arrestuar nga autoritetet teksa ishte duke u martuar.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur oficerët e policisë futen në ceremoninë që po mbahej në Antioquia, para se të shoqëronin Luis Daniel “Machete” Santana, para syve të shokuar të të afërmve të tij.

Pas arrestimit të tij, policia konfirmoi se kishte qenë nën shënjestrën e tyre që prej 2017-s.

Mediat lokale raportojnë se ai fshihej në rajonin malor të Antioquia dhe autoritetet përfituan nga mundësia për ta arrestuar në momentin që la vendin ku fshihej për t’u martuar


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb