Nga: ZONJA KATERINA
600 gr patate
4 racione mish pule
1 portokall (lëngun)
1 lk sheqer
1 lgj mustardë
1 lgj keçap, 1 lgj mjaltë
1 bustinë koncentrat Gallina Blanca
2 lgj uthull molle Ponti
Vaj ulliri Olitalia
Kripë, piper i zi

Fillimisht trazojmë në një tas të madh përbërësit e marinadës mjaltë, keçap, mustardë, lëngun e portokallit, pak sheqer, një bustinë koncentrat pule të thërrmuar, pak kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe uthull molle. Vendosim më pas në tas racionet e mishit të pulës dhe i lemë të marinohen mirë nga të gjitha anët. Më pas shtojmë patatet të cilat i kemi prerë në copa të mëdha.
I trazojmë mirë dhe patatet që të marinohen dhe më pas e kalojmë mishin e pulës së bashku me patatet dhe lëngun e marinadës në një tavë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30-35 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: