Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me disa gra sipërmarrëse, që nga biznesi i vogël e deri tek ai fason dhe i eksporteve, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë dhe barrën e madhe fiskale që kanë.

“E di që është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri, aq më tepër nga një grua. Situata ka shkuar aty ku nuk mban më. Ka biznese që jo vetëm nuk fitojnë më, por dalin me humbje dhe e mbajnë aktivitetin për hir të investimeve të shumta që kanë bërë. Ne do të krijojmë një lehtësim të madh fiskal. Për biznesin e vogël do të jetë vetëm 0.5 përqind e xhiros, dhe pulla në xham që tregon shlyerjen, do të mbajë larg tatimorët. Do të kemi për gjithë biznesin lehtësim dhe përkrahje, duke ulur barrën e sigurimeve, çmimin e energjisë. Do të ndalim për një vit sulmin e inspektorëve që lëshohen si hienat dhe përveç dëmit financiar, shkaktojnë edhe probleme psikologjike tek sipërmarrja. Humbja e vendeve të punës është një kosto për të gjithë, sepse ata që hidhen në rrugë, do të duhet të futen në skemat e ndihmës sociale”, u shpreh Bardhi.

Më tej, Bardhi u ndal tek taksat dhe tarifat e rritura sipas tij.

“Kanë rritur taksat dhe tarifat, kanë fryrë buxhetet po çfarë i kanë bërë paratë? Në rast se do i kthenin mbrapsht në shërbime, gjysma e së keqes, por i kanë bërë paga për punonjës që rrinë kot, por u duhen tani vende pune para zgjedhjeve”, u shpreh Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: