Kryetari i PD për Fierin Luan Baci denoncon faktin se në qytetin e Fierit, qeveria nuk ka dhënë pagat e luftës për punonjësit  e fasonerive.

Baci shprehet se kjo është një padrejtësi e qeverisë dhe se duhet vënë në vend drejtësia.

Postimi i Luan Bacit:

Protesta te vazhdueshme, te qytetareve Fierak, ne kerkim te te drejtave te tyre.

Zonja, nena dhe motra te nderuara, me guxim dhe kurajo, punonjese, te fasonerive, kerkojne “pagen e luftes” pagen e premtuar nga genjeshtaret dhe te korruptuarit qe qeverisin prej 7 viteve.

Jane me qindra dhe mijra qytetare  dhe  biznese te vogla, qe ndihen te mashtruar dhe jane te vjedhur.

Jemi ne mbeshtetje te kerkesave te tyre te ligjshme dhe te drejta ne mbeshtetje te protestave te tyre.

I sigurojme ata se Partia Demokratike, do te veje ne vend çdo padrejtesi, qe u ben qeveria e korruptuar e Edi Rames.

Zgjidhja tashme eshte vetem nje.

Largimi i qeverise se korruptuar te Rames.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb