Arrestohet administratori i një kompanie për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Shkak u bë një aksident dje ku një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte në punë.

“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: