Këshilltari i ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka dhënë një intervistë për ”News24” me gazetaren Senada Jaho ku ka thënë se këtë verë virusi do të zbutet por qytetarët nuk duhet të largohen larg shtëpive për pushime por t’i bëjnë afër vendbanimeve apo në shtetet ku ndodhen.

Sipas tij edhe pse virusi do jetë pak aktiv është shumë e rrezikshme të udhëtohet me avion pasi është mjet transporti shumë i rrezikshëm për COVID-19.

Më tej Riçiardi konfirmoi se koronavirusi me shumë mundësi do të riaktivizohet në vjeshtë dhe dimër kurse për vaksinën bëri të qartë se disa prej eksperimenteve që po bëhen janë premtuese por gati mund ta kemi vetëm pranverën e 2021.

INTERVISTA  E PLOTË E WALTER RICCIARDI PËR NEWS24

Gazetarja: Profesor Ricciardi ju falenderoj për gadishmërinë tuaj?

Walter Ricciardi: Ju lutem, është kënaqësi .

Gazetarja: Së pari duam të dimë nga ju sesi paraqitet situata epidemiologjike në Itali , në mos gaboj keni hyrë në fazën e dytë ?

Walter Ricciardi: Po kemi hyrë në një fazë rihapje sidomos për aktivitetet prodhuese dhe më shumë qarkullim , pra qytetarë që dalin në rrugë, është një fazë shumë delikate pasi virusi qarkullon ende në Itali sidomos në disa rajone të veriut , për këtë arsye i kemi bërë thirrje qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri të madhe gjë që e kanë bërë deri tani dhe shpresojmë ta bëjnë edhe në vijim?

Gazetarja: Në këndvështrimin tuaj si e shpjegoni faktin që Italia pati një numër shumë të lartë viktimash dhë të prekurish në terapi intensive sidomos në veri si në Bergamo apo në Breshia , përsa i përket strukturave në Itali si e kanë përballuar këtë sitiatë ?

Walter Ricciardi: Sigurisht ato dy qytete që ju përmendët u vunë nën presion shumë të fortë sepse në fakt kjo ndodhi në momentin e shpërthimit të epidemisë , epidemia nga i ashtuquajturi rasti 1 në Kodonjo u shtri në rajonin e Lombardisë dhe pati në atë zonë një shpërthim rastesh dhe në këtë moment sidomos në Lombardi ku ka shumë spitale të rëndësishme por me një strukturë të asistencës territoriale jo kaq të mirë bëri që të gjithë të shkonin nëpër spitale ku u krijua një mbipopullim dhe presion i madh me raste . Pikërisht në Bergamo patën aq raste në dy javë sa ckanë gjatë gjithë vitit . Pavarësisht kësaj ata ditën të reagonin mirë . Në pjesën tjetër të vendit ndërkohë nuk shkoi puna në atë situatë kështu që nuk patëm ato skena aq dramatike.

Gazetarja: Gjithsesi përsa i përket strukturave sanitare në jug të vendit apo në qendër ku ju thatë se nuk pati një situatë kaq dramatike cfarë ndodh nëse kemi një shtim të numrit të rasteve?

Walter Ricciardi: sot mund të themi se strukturat janë më të përgatitura , pra kanë patur mundëai të strukturohen më mirë , të forcojnë terapitë intensive të organizojnë më mirë metodikat, pra sot jemi më besimplotë edhe pse shpresojmë që kjo mos të ndodhë . Po edhe nëse kjo ndodh dhe ka vend për shqetësim sidomos në vjeshtë kemi besim se kjo ngarkesë mund të përballohet nga strukturat që tashmë janë paralajmëruar dhe forcuar.

Gazetarja: Po masat shtënguese a u morën në kohë në Itali sepse ka një debat nëse u morën me vonesë këto masa apo jo?

Walter Ricciardi: Le të themi se Italia u gjend në front përpara vendeve të tjera , iu desh të merrte masa edhe në kontekstin italian që janë shumë të veçanta pasi pushtetin e administrimit e kanë rajonet ndërsa atë të programimit e ka pushteti qëndror . Për këtë arsye le të themi se Italia ka ecur gjithnjë në drejtimin e duhur por është e qartë se sidomos në fazën e parë mbyllja do të ishte një javë apo 10 ditë më parë do të kishte qenë më mirë . Por sigurisht kjo në atë moment nuk mund të ishte kaq e qartë në perceptimin e vendimmarrësve .

Gazetarja: Përsa kohë sipas jush është e nevojshme kjo mbyllje totale , tashmë fatkeqësisht jemi të detyruar të jetojmë me këtë virus dhe nëse duhet të bashkëjetojmë s’mund të rrimë mbyllur përgjithmonë tashmë kanë kaluar dhe dy muaj nga fillimi i pandemisë?

Walter Ricciardi: Sigurisht, por duhet të hapemi në mënyrë graduale dhe duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm të korrigjojmë masat nëse është e nevojshme . Tani është e qartë se mbyllja në të gjithë Italinë mund të shmanget por nuk të shmanget mbyllja në zona të vogla nëse do të ketë shtim të rasteve. Kemi besim se kjo nuk do të ndodhë por jemi gati për të ndërhyrë në rast se kjo ndodh .

Gazetarja: Sidoqoftë çfarë masash duhen marrë këtej e tutje duke menduar edhe për ardhjen e vjeshtës?

Walter Ricciardi: Ministri i Shëndetësisë ka hartuar një plan që bazohet mbi 5 pika të gjitha të rëndësishme . E para të vazhdohet me masat e distancimit të sigurisë , pra edhe kur qytetarët të lëvizin të kenë kundes disrancën, të lajnë duart , të higjenizojnë dhe dizifektojnë ambjentin, pra le t’i quajme masa jo mjekësore por të sjelljes. Pastaj është forcimi i shërbimit shëndetësor kombëtar, e kemi bërë në spitale por duhet ta forcojmë akoma më shumë në shërbimin e mjekësisë administrative dhe të mjekësisë së përgjithshme në mënyrë të tillë që shërbimi shëndetësor të bazohet në tre shtylla spitali , mjekët e mjekësisë së përgjithshme dhe shëndetit publik administrativ . Pastaj duhet të intesifikojmë dhe dy pikat e tjera që lidhen me testet, pra një diagnostifikim më të zgjeruar por sërish të fokusuar dhe pastaj ndjekjen teknologjike nëpërmjet app dhe instrumentave teknologjikë që jemi duke zhvilluar .

Gazetarja: Prof. Ricciardi ka një debat të madh përsa i përket përdorimit të maskave , çfarë rekomandon OBSH?

Walter Ricciardi: OBSH bën rekomandime mbi baza shkencore dhe thotë se ka tre lloje maskash: maska kirurgjike (maska garze) maskat FFP2 që më shumë frenuese dhe FFP3 që kanë filtra shumë frenues. Vetëm këto dy llojet e fundit janë mbrojtëse për atë që i vendos , ndërsa masat prej garze janë mbrojtëse për të tjerët, pra në një qarkullim intensiv të virusit të mbash maskë garze do të thotë që të evitosh që stërkalat të dalin nga goja dhe të transmëtojnë virusin fek personat pranë, pra nuk të mbrojnë ty por mbrojnë të tjerët. Është parë që edhe pse ska shumë fakte shkencore kur ka një qarkullim të konsiderueshëm të virusit këto lloj maskash mund të shërbejnë. Është e vërtetë që maskat kirurgjikale ( garze) janë kthyer në lloj hajmelie dhe kjo mund të jetë e rrezikshme pasi sic po thoja edhe më parë përsonat që nuk e dinë mëndojnë se janë të mbrojtur nga maskat garze dhe shumë shpesh neglizhojnë ato masa sigurie që janë më të rëndësishme sic është ruajtja e distancës, pastaj dhe fakti që sduhet prekur fytyra që me maskën që ulet e ngrihet preket dhe fytyra është një veprim shumë i rrezikshëm pasi janë duart e ndotura që transmetojnë infeksionin, ndërkohë maskat ffp2 dhe ffp3 ato që të mbrojnë nga të tjerët duhet të shkojnë për personelin mjekësor .

Gazetarja: Në këtë pikë nuk nevojiten vetëm maskat por edhe dorezat?

Walter Ricciardi: Për personelin mjekësor nevojiten maskat, dorezat, dhe mbrojtëset për sytë pasi është vënë re fatkeqësisht se edhe syri është një rrugë e penetrimit të virusit, nevojiten kostumet, nevojiten të gjitha këto instrumente mbrojtëse që fatkeqësisht gjatë fazës së parë të epidemisë nuk ishin në Perëndim pasi nuk i prodhonte më këto produkte. Tani ka rifilluar prodhimi i këtyre produkteve edhe në Europë edhe në Itali dhe janë më të garantuar.

Gazetarja: Përdorimi i dorezave vlen edhe për ne qytetarët e zakonshëm , pra jo vetëm për mjekët?

Walter Ricciardi: Po, edhe pse e përsëris që gjëja më e rëndësishme është që të lajmë duart sa më shpesh, pasi edhe me doreza, nëse dikush mban doreza dhe ato ndoten me virus dhe i mban tërë ditën dhe pastaj prek dhe fytyrën bëhet dhe më e rrezikshme, ndërsa nëse dikush lan duart sa më shpesh dhe madje dhe fytyrën ka garanci më të madhe, por është e qartë që në situata të caktuara edhe dorezat hyjnë në punë.

Gazetarja: Nga ana tjetër ka vende që nuk ndërmorën masa shtrënguese të ashpra si psh Suedia ose vende që ndërmoren masa të moderuara si Gjermania, pse?

Walter Ricciardi: Le të themi që Suedia i qëndroi bindjes, nuk mori masa detyruese nuk i detyroi shtetasit e vet të rrinin në shtëpi sic bënë shumica e vendeve të tjera, u përpoq të reagonte duke u bazuae tek bindja, është modeli i tyre kulturor. Duket se ka funksionuar edhe pse sinqerisht me shumë gjasa nëse do të kishin bërë më tepër shifrat e tyre do të ishin më të mira. Gjermania ndërkohë mori masa relativisht të forta por edhe në Gjermani ka një pjesëmarrje të fortë të njerëzve që kulturalisht janë mësuar të zbatojnë udhëzimet që jepen edhe kur ato nuk janë të detyrueshme. Është një fakt kulturor por e përsëris që edhe në këto vende shifrat janë të konsiderueshme, pra mund të ishin edhe më të mira.

Gazetarja: Profesor, përdorimi i një app mendoni se është një ndihme e dobishme për monitorimin e virusit?

Ricciardi: Po mendoj se është e domosdoshme jo vetëm se e them une por rezulton nga provat shkencore në vendet që e kanë aplikuar teknologjinë për ndjkjen e virusit , sepse gjurmimi që është një fazë thelbësore kur nuk bëhet humbet disa pacientë pozitivë dhe rrjedhimisht favorizon përhapjen e infeksionit. Ndërkohë kur kjo mbështetet nga teknologjia mund ta bësh gjurmimin në mënyrë më efikase. Megjithatë kjo shumë shpesh dhe është kjo arsyja që shumë vende përfshirë këtu dhe Italinë janë të vonuar me instalimin e ketij app bie ndesh me dispozitat për mbrojtjen e privacisë së shtetasve , pra duhet gjetur një ekuilibër i ri që nuk është e lehtë. Por eksperienca na thotë që kur ne përdorim teknologjinë jemi në gjendje të kufizojmë më shpejt dhe në mënyrë më efikase vatrat e epidemisë.

Gazetarja: Në këtë pikë me këto masa shtrënguese kur do ta kemi imunitetin e turmës?

Walter Ricciardi: Imuniteti i turmës është shumë larg sepse ky është një virus i ri dhe për këtë arsye gjithë popullata është e ndjeshme. Ne jemi duke bërë një studim sereologjik mbi 150 mijë italianë dhe do të kuptojmë sa ka qarkulluar virusi, megjithatë të dhënat që ne kemi janë shumë pak, imunitetin e turmës e kemi kur 80-90% e popullsisë të jetë e prekur pra jemi shumë larg. Nuk mendoj se imuniteti do të arrihet nëpërmjet kësaj rruge që do të thoshte shumë të sëmurë dhe shumë viktima për të shkuar tek siguria, por do të jetë nëpërmjet vaksinës apo edhe më parë nëpërmjet nje terapie të vecantë.

Gazetarja: Ju i referoheni një studimi më të fundit sipas të cilit virusi në diell në temperaturë 24 gradë dhe me lagështirë të lartë zhduket në dy minuta , praktikisht është kjo që ne përjetojmë gjatë verës, pra a do të mjaftonin vërtet 24 gradë për të zhdukur komplet këtë virus?

Walter Ricciardi: Këto janë të dhëna që janë paraqitur nga nën/sekretari amerikan për sigurinë e brendshme gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë . Nuk e kemi ende studimin e publikuar por i besojmë një burimi kaq prestigjoz, po do të thotë që në ambjent të hapur në këtë pikë ky virus është shumë i dobët pra është një lajm i mirë por nuk shërben për ta zgjidhur plotësisht problemin sepse edhe nëse nuk reziston në ambjent virusi reziston brenda organizmit të njeriut, për aq kohë sa do të ketë njerëz të infektuar që mund ta trasmetojnë tek njerëz të tjerë është e qartë që ky rrezik do të jetë, me shumë gjasa virusi zbutet në këto kushte por nuk e zhduk plotësisht.

Gazetarja: pra ju besimplotë për prirjen e këtij virusi gjatë verës, në pjesën më të madhe gjithnjë?

Ricciardi: Le të themi që unë besoj se do të ketë një zbutje të virusit gjatë periudhës së verës, kjo do të na krijojë mundësinë për tu përgatitur më mirë për stinën e ftohtë ku me shumë gjasë do të ketë një riaktivizim të virusit .

Gazetarja: Pra në vjeshtë do të kemi një rikthim të virusit?

Ricciardi: Natyrisht nuk jemi të sigurt 100% por normalisht të gjithë viruset kryesisht ato respirarorë kthehen në periudhën stinore , vjeshta dhe dimri janë stinët kur rikthehet virusi i gripit , të tjerë coronavirus që lidhen me ftohjen rikthehen në këtë periudhë , pra ka shumë pak të ngjarë që të mos kthehet edhe ky koronavirus por natyrisht që do ta mësojmë kur të vijë koha . Unë mendoj se ky virus do të kthehet dhe për këtë arsye është e rëndësishme të përgatitemi sic duhet

Gazetarja: Profesor situata në Shqipëri nuk rezultoi aq dramatike sa në Itali edhe pse virusi në Shqipëri hyri kryesisht nga Italia për shkak të lidhjeve familjare dhe tregtare që kemi me Italinë , pse në Shqipëri ky virus nuk ishte kaq agresiv sa në vendet e Europës Perendimore ?

Walter Ricciardi: Nuk e njoh në detaje situatën në Shqipëri , sigurisht mund të ketë një sërë elementësh që kanë përcaktuar këtë sitiatë por sinqerisht nuk mund të përgjigjem sepse nuk e njoh mirë gjendjen në Shqipëri .

Gazetarja: Deri tani ne kemi rreth 800 të prekur me covid 19 , 33 të vdekur për një popullsi me 3 milion banorë?

Walter Ricciardi: Sigurisht që janë shifra shumë të mira , pra duhet parë cfarë strategjie keni ndjekur me testimet , a keni ndjekur strategjinë e mbylljes apo qëndruat hapur ?

Gazetarja: Ne ndoqëm strategjinë e mbylljes lockdoën edhe para jush , menjëherë sapo u zbulua rasti i parë , por nuk ndoqëm strategjinë e tamponimit në masë sic bëtë ju në Itali ?

Walter Ricciardi: Pra le të themi që keni ndërmarrë masën më efikase për momentin që është ajo e distancimit fizik dhe social dhe duke e marrë shumë shpejt këtë masë sic ju po më thoni kjo do të thotë se ka evituar përhapjen e virusit në mënyrë më intensive . Është e qartë se këtë situatë duhet ta mposhtim së bashku sepse të gjithë ne lëvizim , pra për të ardhmen mendoj se është shumë e rëndësishme që të forcojmë dhe strategjinë e testimeve gjithnjë në mënyrë të targetuar , sepse nuk mundet tu bëhet tamponi të gjithëve në vazhdimësi , për të identifikuar rastet dhe për izoluar kontaktet e këtyre rasteve pozitive.

Gazetarja: Përsa i përket tamponeve çfarë rekomandon OBSH?

Walter Ricciardi: OBSH për një periudhë të gjatë kohe ka rekomanduar që tamponet tu bëhen atyre që kanë shenja simptomatike , që kishin një faktor risku që lidhej me marrëdhëniet e afërta me individë të infektuar apo me ata që vinin nga zonat e riskut . Ky ishte rekomandimi që u bë në fazën fillestare , pastaj kur epidemia u përhap dhe të prekurit u shtuan , OBSH vazhdon të përcaktojë shfaqjen e simptomave të qarta dhe një faktor risku si kusht për kryerjen e tamponit por tani sygjeron që testimet të bëhen edhe tek ata që shfaqin simptoma të lehta për të ndërhyrë sa më shpejt në izolimin e vatrës së infeksionit.

Gazetarja: Shqipëria ashtu si vendet e tjera të Lindjes ish komuniste nuk pati një situatë dramatike dhe këtu duhet nënvizuar përdorimi në këto vende i vaksinës kundër tuberkulozit , sa mund të mbrojë kjo vaksinë doktor?

Walter Ricciardi: Po e studiojnë këtë vëzhgim, është një hipotezë por duhet të konfirmohet .

Gazetarja: Pra duhet ende të konfirmohet nëse ka rol kjo vaksinë?

Walter Ricciardi: Po nëse ka një rol të mundshëm , është e qartë se edhe tek fëmijët që janë më të mbrojtur është e qartë se edhe vaksinat e tjera pediatrike apo edhe vaksina anti-tuberkuloz që bëhet për fëmijët mund të ketë luajtur një rol , pra sigurohet ajo që mund të quhet një imunitet i kryqëzuar, pra një imunitet që vjen si pasojë e vaksinës ndaj një sëmundje por që shtrihet edhe për sëmundje të tjera . kjo mund të jetë arsye që fëmijët apo të tjerë të vaksinuar për të tjera sëmundje mund të jenë më të mbrojtur përballë koronavirusit .

Gazetarja: Më të mbrojtur dhe rrit dhe imunitetin?

Walter Ricciardi: Sigurisht sepse mbrojtja rrjedh nga një gjendje e imunizuar , ose një imunitet që vjen nga anti-trupat ose si në rastin e tuberkulozit direkt nga qelizat e sistemit imunitar .

Gazetarja: Përsa i përket armëve për të luftuar këtë virus në ç’pikë jemi?

Walter Ricciardi: Përsa i përket vaksinës janë mbi 100 grupe pune , janë shtuar grupet e punës , ishin 20 para dy muajsh tani janë mbi 100 që po punojne ne mënyra të ndryshme në zona të ndyrshme të botës për të prodhuar një vaksinë ,pastaj janë mbi 200 eksperimente farmakologjike , pra shpresoj që kjo përpjekje të na japë rezultat . Kemi disa rezultate paraprake por jemi ende shpejt , është ende çështje muajsh.

Gazetarja: Pra edhe sa kohë parashikohet për të patur një vaksinë?

Walter Ricciardi: Nëse shkon mirë , para 2 muajsh thonim një vit , tani 10 muaj, 9 muaj , është e pritshme ta kemi gati vaksinën gati për pranverën e ardhshme nëse kërkimet japin rezultat.

Gazetarja: Pra ju jeni besimplotë për pranverën tjetër , pra pas një viti ?

Walter Ricciardi: Po , janë disa kolegë me shumë autoritet që na thonë se disa vaksina janë shumë premtuese dhe shpresojmë që brenda këtij viti të kemi rezultatet finale të këtyre eksperimenteve dhe ta prodhojmë në muajt e parë të vitit tjetër.

Gazetarja: Doktor përsa i përket terapive apo ilaçece për këtë virus ?

Walter Ricciardi: Ka disa anti-viralë premtues , ka patur eksperimente me plazmën apo me subjekte të infektuara , ka disa eksperimente por për momentin nuk ka një rezultat përfundimtar , ka përshtypje pozitive por që duhet të konfirmohen nga të dhënat , me shumë gjasa mund të kemi lajme që në muajin e ardhshëm .

Gazetarja: Aktulisht në Itali çfarë terapie po përdoret ?

Walter Ricciardi: Terapi të ndryshme , me anti viralë, sigurisht terapi anti biotike për të evituar dhe infeksionin bakterial, kortizon , në disa raste është eksperimentuar dhe hidroksi klorokin por me shumë kujdes ndaj efektet anësore , pra një sërë instrumentash që përdoren edhe në vende të tjera të botës .

Gazetarja: Një pyetje të fundit profesor , të gjithë duam të shkojmë në plazh , si e parashikoni këtë verë?

Walter Ricciardi: Do jenë pushime disi të veçanta , këtu duhet të kemi kujdes kur të levizim ,të përpiqemi të mos largohemi shumë , sidomos të mos përdorim mjetet e transportit që janë të rrezikshme , dhe pastaj të jemi të detyruar të futemi në karantinë kur do të lëvizim nga një zonë në një tjetër apo nga një vend në një tjetër , pra mendoj se do të jenë pushime më pranë shtëpisë me më shumë kujdes për ruajtjen e distancave dhe sjelljes , pra do jenë pushime disi të veçanta , shpresojmë të jenë kështu vetëm për këtë vit para se të zbulojmë vaksinën .

Gazetarja: Ju filsni për mjete të transportit të rrezikshme , cilat janë këto mjete?

Walter Ricciardi: Avioni sidomos në udhëtimet e gjata është një mjet potecialisht i rrezikshëm nëse nuk respektohen distancat , pra një fluturim mund të bëhet brenda kushteve të sigurisë nëse avioni nuk është i tejmbushur kur njerëzit janë larg njëri-tjetrit , apo nëse është i mirëmenaxhuar dhe sistemi i ventilimit të ajrit pasi në të kundërtën mund të kthehet në rrezik. E njëjta gjë vlen edhe për trenat pra të gjitha mjetet që transportojnë shumë njerëz mund të konsiderohen të rrezikshëm , pastaj nëse qarkullimi i ajrit në këto mjete nuk bëhet siç duhet atëherë ato kthehen dyfish të rrezikshme .

Gazetarja: Jemi dakort për këto mjete të rrezikshme por ne pse s’duhet të shkojmë nga një vend në tjetrin kur tashmë jemi në pandemi dhe ky virus qarkullon në tërë globin .

Walter Ricciardi: Sepse virusi nuk qarkullon në të gjithë botën njësoj , psh po të marrim Italinë , në rast se në Bazilikatë ka 0 raste dhe kemi Lombardinë me shumë raste dhe nëse autorizon lëvizjen nga Lombardia drejt Bazilikatës rrezikon të përhapësh epideminë në një zonë që e kish vënë nën kontroll , pra spostimet duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe të kontrolluara .

Gazetarja: Faleminderit doktor për intervistën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb