‘Pusho Shqip’ është sllogani i sezonit turistik të këtij viti. U mbajt në Shëngjin takimi midis Ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Blendi Klosi dhe Vesel Krasniqi. Në takim morën pjesë, Prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të zonave të Bregdetiti të Shqipërisë, Kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Prishtinës, si edhe disa nga turoperatorët e rëndësishëm. Qëllimi i takimit ishte zyrtarizimi i sezonit turistik, masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit si dhe trajtimi i problematikave dhe shkëmbimi i mendimeve, eksperiencave si të bashkëpunojmë më mirë për të gjallëruar turizmin midis dy vendeve tona.

“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre ti kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shqirtërore , këtu ne ndihemi si në Shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb ne kemi një kulturë dhe mikëpritja e cila ju bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike ta kalojnë këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëjë thirrje dhe vëllezarve tanë këtu nga shqipëria që pushimet dimërore sigurisht ti kalojnë në shtetin e Kosovës”, tha Vesel Krasniqi.

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës. Në takimin e bërë duisa javë më parë në Prishtinë ministrat tanë dakortësuan për hapjen sot të sezonit turistik veror në Shqipëri dhe në fund të tetorit për të hapur sezonin turistik dimëror në Kosovë. Gjithashtu ata ranë dakord dhe për të krijuar një platformë të përbashkët me të gjitha destinacionet turistike, historike, kulturore të përbashkët mes dy vendeve, e cila do t;u shërbente turistëve të huaj nga rajoni, evropa e më gjerë.

“Hapja e kufijve në datën 1 qershor vendi parë në rajon ne hapëm kufi me të parën i hapëm me Kosovën, ka sjellë në Shqipëri, mbase shumë më pak se sa I njëjti qershor I vitit 2019, por ama nga 1 qershori deri më 31 qershor në qershor kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja ku numërin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip. Duan dhe do të bëjnë pushime në Shqipëri, duan dhe do të bëjnë kontributin e tyre të vazhdueshëm për këtë industry qindra miliona euroshe të krijuar me indistrinë e turizmit. Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milion pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm , ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po sduhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin’, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në këtë takim u diskutua mes të tjerash për problematikat e këtij sezoni, ku sigurimi i kushteve të higjenës dhe pastërtisë në stacionet e plazhiyt është kusht I panegociueshëm dhe e vetmja mundësi për t’u mbrojtur në këtë pandemic të COV19.

Ndërkohë ai siguroi se gjatë gjithë sezonit do të bashkëpunohet me policinë për sigurimin e rendit dhe qetësisë me Baywatch, rojet e plazhit për sigurimin e jetës si dhe janë marrë masa për sigurimin e higjenës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb