Një grua e re e cila pretendon se shefi i saj, një financier në Wall Street i kishte kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me të, kërkon në gjykatë dëmshpërblim në vlerën 54 milion dollarë.

Hanna Bouveng nga Nju Jorku thotë se Benjamin Wey e kishte punësuar vetëm pse i kishte pëlqyer si femër. Ajo tani ka ngritur padi kundër tij dhe një dëmshpërblim financiar për dëmin moral të shkaktuar.

Gjatë seancës dëgjimore, Bouvend e cila thotë se ishte punësuar nga Wey vetëm se ai e kishte atë pikë të dobët. Ajo pranoi se iu përul kur ai i kërkoi që të shkojë në shtrat me të. Hanna pohon se shkoi në shtrat me shefin. Por historia e saj nuk ndalon me kaq, pasi ajo shton se ai e kishte detyruar të vishet me rroba më provokative që mund të ekzistonin, dhe në momentin që i kishte thënë se nuk dëshironte të shkonte më në shtrat me të, ajo ishte pushuar menjëherë nga puna.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: