Cristiano Ronaldo shquhet për golat që shënon brenda dhe jashtë fushave. Ylli i Real Madrid-it së fundmi ka bërë jo pak bujë me bukuroshen e përmendur kudo në media si e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Duket se kjo lidhje i ka kushtur “shtrenjtë” Rodriguezit pasi për fajin e Ronaldos është pushuar nga puna. Menjëherë pasi mediat e zbuluan lidhjen e saj me portugezin, butiku “Gucci” ku punonte bukuroshja rrethohej nga mjaft gazetarë e fotografë të fshehur që qëndronin afër tij. Kjo ka qenë e papranueshme nga drejtuesit e butikut të cilët kanë marrë vendim për ta pushuar nga puna.
Screen-Shot-2016-11-22-at-4.04.45-PM
Reagimi s’ka vonuar. Ronaldo e ka “shlyer gabimin” duke ndërhyrë për ta punësuar të dashurën e tij në një butik “Prada”, një nga dyqanet e tij të preferuara, ku blen rregullisht.

Kështu, portugezi duket se i ka gjetur partneres së tij një punë të re dhe nuk do shumë mend të kuptosh se lidhja ndërmjet tyre veçse po përforcohet, si raporti i 31-vjeçarit me … rrjetën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: