Estonia dhe Rumania do të ndalojnë avionët rusë në hapësirat e tyre ajrore, njoftuan dy vendet të shtunën.

“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandËithUkraine”, shkroi të shtunën në Twitter kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

“Sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda”, shkroi në Twitter delegacioni rumun në NATO.

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb