Situata në Ukraina padyshim që ka shqetësuar jo pak fuqitë perëndimore.

CNN shkruan, se ka nisur takimi i liderëve të G7 për situatën e krijuar. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti Biden dhe liderët po diskutojnë përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës”, shtoi zyrtari.

Një numër zyrtarësh të sigurisë kombëtare mbërritën në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes përpara pjesëmarrjes së Biden në takimin virtual, shkruan më tej CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb