ELBASAN- Urdhri i Infermierit të Shqipërisë reagon për rastin e infermierit të Elbasanit Everest Duka, i cili ka pranuar të ketë puthur në buzë një paciente 16-vjeçare në ambientet e spitalit.

Mësohet se UISH Qarku Elbasan, ka mbledhur Komisionin Disiplinor dhe e ka gjobitur infermierin me 30 mijë lekë si dhe me paralajmërim për përjashtim nga puna, deri në përfundim të gjykimit të çështjes

“Nga konstatimi që ai vetë bëri, si dhe nga diskutimi me anëtarët e këtij Komisioni, u bë e mundur krijimi i një versioni të plotë dhe të saktë të ngjarjes. Z. Duka ka pranuar afrimitetin miqësor me pacienten e tij, por asnjëherë nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj. Komisioni i gjykimit Profesional duke gjykuar faktet e mbledhura, si dhe duke parë performancën e tij deri më tani në vendin e punës, për më tepër dhe pranimin nga ana e tij të gabimeve etike në lidhje me këtë rast, vendosi gjobitjen e tij me një gjobë prej 30.000 (tridhjetëmijë) lekësh, si dhe paralajmërimin e tij për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit, deri në përfundim të gjykimit të çështjes. Urdhri i Infermierit ka mbajtur këtë reagim në lidhje me këtë rast të shkeljes së Kodit Etik”.

Infermieri Duka u akuzua se kishte abuzuar me minorenen, por vetë ai deklaroi në sallën e gjyqit se i kishte kthyer vetëm një puthje në buzë, pasi vajza më herët e kishte puthur në faqe. Pas kësaj mes tyre ka nisur një komunikim virtual në Facebook, por pas disa kohësh vajza është kapur teksa komunikonte me të nga të afërmit. Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe denoncimi nga nëna e minorenes, ndërkohë që pacientë të spitalit dhe mjekët kanë deklaruar më herët se nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë të Dukës gjatë kohës që 16-vjeçarja ka qenë e shtruar në repartin e Nefrologjisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: