Michelle Hunziker dhe Giovanni Angiolini nuk fshihen më. E përjavshmja “Nuovo” i ka fotografuar në brigjet e Sardenjës në barkë, të lumtur dhe të dashuruar. Moderatorja ka rigjetur buzëqeshjen falë kirurgut bukurosh ortoped dhe ish pjesëmarrësit të Big Brother.

Siç duket nga fotot e të përjavshmes, mirëkuptimi mes Michelle dhe Giovanni është i dukshëm. Ai nuk e lë për asnjë sekondë dhe ajo e lë veten të përkëdhelet në një jaht mes zhytjeve në det, aperitivëve, ushqimit dhe perëndimeve romantike të diellit.

Fotot që largojnë të gjitha dyshimet dhe i shenjtërojnë përfundimisht si një “çift veror”. Drejtuesja e “Striscia la Notizia”, pas ndarjes nga Tomaso Trussardi, po përjeton momente të lumtura.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb