Një gjykatës në Almería ka vendosur të dënojë me dy vite burg trajnerin dhe lojtarit historik të ekipit spanjoll të volejbollit dhe klubit Almería, Cosme Prenafeta, për abuzim seksual me dy lojtare të cilat i puthi pa pëlqimin e tyre, përveçse i ka prekur në të pasme.

Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor 2020, kur Prenafeta, trajner i ekipit ku luanin dhe dy “viktimat” e tij, kishte organizuar një festë me rastin e Krishtlindjes në banesën e tij.

Rreth orës 18:00, kur pjesa tjetër e skuadrës ishte larguar, viktimat mbetën vetëm me trajnerin, “duke konsumuar pije alkoolike dhe duke marrë pjesë në një lojë që konsistonte në pyetjet e natyrës seksuale”.

Gjatë lojës në fjalë, me “qëllim për të kënaqur dëshirat e tij të shthurura”, i pandehuri i është afruar njërës prej vajzave në dhomën e ndenjjes, e kapi për qafe me njërën dorë për ta puthur në buzë “për disa sekonda”.

Gjyqtari e konsideron të provuar faktin se viktima ka tentuar të ndahet dhe e ka shtyrë Prenafetan me krahë. Kjo ka ndodhur teksa viktima tjetër ishte në banjë, por kur kjo e fundit është kthyer, i pandehuri i është afruar tri herë në kuzhinë, në tarracë dhe në dhomë, për ta puthur në buzë dhe në qafë, si dhe një nga këto raste ai preku nga të pasmet vajzën.

“Këto ngjarje kanë ndodhur pa pëlqimin e viktimave, të dyja me simptoma ankthi si pasojë e ngjarjeve të përshkruara”, shton gjyqtari.

Prenafeta tha gjatë gjykimit se para se të ishin vetëm, të tre kishin pirë dymbëdhjetë shishe birrë në kuzhinë, pa u parë nga pjesa tjetër e lojtareve, pasi vetëm viktimat ishin në moshë madhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb