Shërbimi i sigurisë i Ukrainës deklaron se është arrestuar politikani i arratisur pro-rus Viktor Medvedchuk, i cili kishte qenë në arrest shtëpiak nën dyshimin për tradhti, por u arratis disa ditë pas pushtimit rus.

Medvedchuk, i cili thotë se Putini është kumbari i vajzës së tij, mohon akuzat. Një fotografi në rrjetet sociale tregon politikanin me pranga dhe të veshur me rroba ushtarake, raporton BBC.

Zëdhënësi i Kremlinit thotë se e ka parë imazhin, por nuk mund të thotë nëse është i vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb