Rusia dhe Bjellorusia po bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme në të gjitha fushat dhe po koordinojnë përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimeve dhe sfidave të jashtme, vuri në dukje Presidenti rus Vladimir Putin në urimin e tij drejtuar udhëheqësit bjellorus Aleksandër Lukashenko me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Bjellorusisë.

“Moska dhe Minsku kanë punuar së bashku në mënyrë produktive në të gjitha fushat, duke koordinuar përpjekjet e tyre në përballimin e kërcënimeve dhe sfidave të jashtme”, tha udhëheqësi rus në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Putin theksoi se Dita e Pavarësisë së Bjellorusisë është e rëndësishme edhe për rusët, sepse lidhet me një ngjarje të lavdishme në historinë e tyre të përbashkët: çlirimin e Minskut nga pushtuesit nazistë.

“Të farkëtuara gjatë viteve të ashpra të luftës, lidhjet e miqësisë vëllazërore dhe mbështetjes së ndërsjellë kanë qenë dhe ende shërbejnë si një themel i fortë për forcimin e marrëdhënieve aleate midis Rusisë dhe Bjellorusisë”, shtoi presidenti rus.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb