MOSKË – Presidenti Vladimir Putin përjashtoi sot vendosjen e sanksioneve kundër Ukrainës pas vendimit të tij që të pezullojë zonën e tregtisë së lirë mes dy vendeve, duke garantuar se Moska nuk kishte zgjedhje tjetër përballë afrimit mes Kievit dhe Bashkimit Evropian.

“Ne nuk synojmë të vendosim asnjëlloj sanksioni kundër Ukrainës”, theksoi presidenti rus gjatë konferencës së tij për shtyp vjetore.

Putini nënshkroi të mërkurën një dekret që pezullon duke filluar nga viti 1 janar, data e hyrjes në fyqi të marrëveshjes së asocimit mes Kievit dhe Brukselit, aplikimin me Ukrainën të traktatit të vitit 2011 që vendoste tarifa doganore preferenciale mes shumë prej ish-republikave sovietike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: