MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar sot se Rusia nuk është në luftë dhe as dëshiron luftë me ndokënd, ndërkohë që kritikoi me ashpërsi, sanksionet e Perëndimit lidhur me Ukrainën.

Në një takim me sindikalistët, sipas AFP, Putin është shprehur: “Nuk ka luftë, falë Zotit. Por, ka padyshim, përpjekje për të frenuar zhvillimin tonë. Megjithatë, ne nuk kemi në plan të luftojmë me askënd, por kemi në plan të bashkëpunojmë me gjithkënd.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: