Policia e Tiranës ka vënë në pranga Armando Kasharin, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një armë zjarri pa leje. Po ashtu e ka pësuar edhe Amarild Zaçe, pasagjer në makinën e drejtuar nga Kashari. Zaçe është vënë në pranga me akuzën për “Moskallëzim krimi”.
Gjatë kontrollit efektivët gjetën po ashtu dhe municion luftarak, i cili u sekuestrua së bashku me armën e zjarrit.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Armando Kashari ., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Amarild Zaçe, 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.

Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb