Emiliano Domi 25 vjeç u arrestua nga policia në SHBA, pasi qëlloi me thikë nënën e tij natën e Vitit të Ri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Nju Xhersi. 25-vjeçari shqiptar ka treguar për hetuesit edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se ajo e ka qeshur me të kur ai ishte ankuar dhe kjo gjë e ka revoltuar të riun , ndaj edhe e ka shtyrë atë duke e rrëzuar në tokë.

Ky ka qenë edhe momenti kur Emiliano Domi ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka goditur nënën e tij mes shpatullave.

“Qëllimi im ishte që ta vrisja. U largova nga shtëpia duke menduar se ka vdekur,” thuhet në deklaratën e shqiptarit.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht arriti të shpëtojë pas ndërhyrjes së mjekëve.

Sakaq mediat e huaja shkruajnë se Domi, një ish-arkëtar por ishte edhe me precedent të mëparshëm për dhunë në familje.

Sipas deklaratave të të dy prindërve ai i kishte kërcënuar disa herë se do t’i vriste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb