Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që ai e cilëson skandaloze në repartin e Pediatrisë në Lushnjë.

Përmes një reagimi publik, Korreshi publikoi pamje dhe akuza për kushtet në të cilat trajtohen fëmijët, duke përmendur lagështirën, papastërtinë dhe praninë e minjve në ambientet spitalore.

“Pediatria, drama e çdo nëne për fëmijët e saj… mes lagështirës, fekaleve dhe minjve. Ftoj çdo patronazhist që të tregojë Europën në këtë pavion. Fëmijët tanë nuk meritojnë të trajtohen në këto kushte”, u shpreh deputeti demokrat.

Sipas Korreshit, situata në spitalin e Lushnjës tregon neglizhencë të institucioneve ndaj shëndetësisë publike dhe kushteve bazë për trajtimin e pacientëve më të vegjël.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: