Tre qenë roje janë duke u konsideruar si heronj në Itali.

Ato kanë shpëtuar tetë fëmijë, nga tri familje të ndryshme që po mbytshin në det, në zonën turistike të Sperlongas. Rrymat e forta i tërhoqën fëmijët në thellësi, e menjëherë këtu u futën në veprim qentë, të cilët i ndihmuan fëmijët të dilnin në breg shëndoshë e mirë.

Kryetari i Sperlongas, Armando Kusani, ka thënë se ky rast, konfirmon se vendimi për të vendosur qen roje përgjatë hapësirave të plazheve ishte i drejti. Operacioni i shpëtimit ka zgjatur gjysmë ore, ndërsa në det ishin grumbulluar qindra pushues, që po prisnim me ankth përfundimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb