Eksperti i IT, Gent Progni, u tregua mjaft i ashpër sonte, në protestën e 96-të. Teksa foli për platformat e prezantuara nga kryeministri Rama, Progni zbuloi detaje nga përmbajtja e tyre.
Ai u shpreh se qeveria më shumë ka problemet rrjetet sociale sesa hallet e popullit.
“Dua të tregoj një histori personale. Kur unë e nisa me listat e patronazhimit, mediat më thirrën me dashamirësi dhe më pas nuk më thirrën më. Leku është mbi të vërtetën, sidomos mediat që pronarët e tyre kanë resorte.
U ftova tek mediat e opozitës, shihja sesi kryeminsitrisë shkonte për 30 minuta në 30 mijë vieës. Edhe mediat e opozitës morën reklama dhe fshinë lajmet.
Sot kemi fshirjen e llogarive të Instagramit, imagjinoni në çfarë pike ka rënë shteti. Më e rëndësishme është të mbyllet Insta, sesa të na japë zgjidhje.
Kam marrë kopje të Radarit dhe të pasqyrës së Ramës, ato dokumentat që flet në Pogradec, na tregon Diellën.
Në faqen e parë të Radarit, Qeveria dhe Rama shqetësohen për algoritmin, algoritmin kërkon vëmendjen jo të vërtetën. Rama po shpjegonte si ta thyejmë vëmendjen në rrjetet sociale, duke mos thënë të vërtetën. Aty thotë, gënjeshtra nuk e shqetëson.
Në faqen e dytë, thotë ekosistemi i ri i komunikimit qytetar.
Në faqen e 3-të, 6 folje për një shtet që sheh, Raporto, analizo dhe dallo.
Në faqen e katërt, për 30 minuta duhet që të konfirmoni çdo sinjal. Në 60 minuta dallo çfarë dihet, çfarë nuk dihet dhe kush përgjigjet. Në 1 orë e gjysmë, jep provën, statusin, hapin tjetër dhe adresën e verifikimit. Qeveria merret me rrjetet sociale dhe jo me hallet e popullit. Radari i mëngjesit fillon në 8 të mëngjesit.
Në faqen e 10-të, thtoë jeta tjetër, arrijmë miliona pa dalë nga shtëpia. Konteksti shkëputet, reputacioni ndërtohet ngadal dhe mund të rrënohet në pak çaste.
Në faqen e 11-të thotë zotëro kalendarin. Qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve, por si të reagojë”.
