Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një komunikim për mediat theksoi se ligji në vend përdoret me dy standarde dhe se për qytetarë është më i ashpër ndërsa me oligarkët nuk ndodh e njëjta.

Gjithashtu Salianji shtron pyetjen nëse ka dijeni Dogana për naftën kontrabandë në Porto Romano.

“Në këtë vend kemi dy standarde të përdorimit të ligjit. Sot ju paraqes se si qeveria është e pafuqishme përballë oligarkëve dhe tregon prepotencë ndaj qytetarëve. Qeveria tregon se si arreston disa dhjetëra litra naftë në Korçë.

Policia e Shtetit tregohet e fortë me çdo shishe plastike që është kontrabandë në këtë vend dhe jep me emër dhe mbiemër personat që arreston. Por nuk ka të njëjtën zbatim ligji për oligarkët. I kam paraqitur një shkresë Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për rastin në fjalë”, tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: