Shqipëria emeton me sukses Eurobondin e ri 10-vjeçar. Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milionë euro me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Z. Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan konfidencë duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Sipas qeverisë, ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes se tërmetit dhe pandemisë.

Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Republikës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po të njëjtin kupon si në 2020, 3.5%, por këtë herë me një afat maturimi 10-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb