“Kjo tani është protesta e Saliut”, shkruan Taulant Balla. Më tej ai flet për “prurjet e kënetës opozitare” dhe madje për “sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”.

Fillimisht ishin “agjentët rusë”. Pastaj “iranianët”. Më pas “serbët” e “grekët”. Tani, sipas të njëjtës logjikë, në shënjestër janë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

O

Duket se qeveria ka nevojë të shpikë vazhdimisht një armik të ri për të mos u përballur me arsyet pse qytetarët protestojnë. Kur nuk bind më propaganda, ndryshon objektivi.

Më e trishta është se tani po hidhet baltë edhe mbi shqiptarët matanë kufirit. Ata që në çdo 28 Nëntor i quajmë vëllezër, që krenarë themi se jemi një komb, papritur përshkruhen si “inkubatorë urrejtjeje” vetëm sepse ndodhen në një protestë.

Kur çdo javë ndryshon “armiku” i protestës, problemi nuk është te protestuesit, por qeveria që kur mbarojnë armiqtë e jashtëm, po shpall armiq edhe shqiptarët.

Me këtë ritëm, rrezikon të mbetet pa u shpallur armik vetëm ai që është dakord me Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb