Qeveria do të ndryshoje ligjin për armëmbajtjen në Shqipëri duke ulur moshën për lejet e armëve nga 25 në 22 vjeç. Projektligji është nxjerr për konsultim publik dhe sipas relacionit të qeverisë ka për qëllim përafrimin me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian.

Lejohet të pajisen me autorizim për armë të shkurtra të kategorisë “B”, personat që për shkak të detyrës shtetërore ose të rrethanave personale të veçanta janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë, si dhe personat që plotësojnë kriteret për mbajtjen e armës. Lejet dhe licencat jepen nga Policia e Shtetit.

Autorizimet për armë kanë afat 5-vjeçar dhe rishikohen në përfundim të çdo afati.
Ligji i ri parashikon po ashtu lejimin e armëve të vërtetë për realizimin e filmave dhe videoklipeve, për të cilat duhet të merret një autorizim i posaçëm.

Kosto fillestare nga buxheti i shtetit për regjistrimin e armëve në pronësi të shtetasve është 55 milionë lekë për prodhimin e autorizimeve digjitale për mbajtjen e armëve dhe ministria e brendshme thotë se ka parashikuar regjistrimin e 100 mijë armëve me kosto 550 lekë për njësi. Përfitimi i mundshëm nga regjistrimi do të jetë 200 milionë lekë për shkak se një autorizim digjital kushton 2 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb