TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se Kosova është me fat me Albinin e ndershëm, ndërsa Shqipëria në ditë të zezë me Edvinin e korruptuar!

Duke iu referuar raporti të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim, i cili e radhit Shqipërinë më të korruptuarën, Vasili shkruan se ndërsa Shqipëria është vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon, Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni.

Ai thekson se qeverisja e Edi Ramës është pjellë e korrupsionit të tmerrshëm dhe se Rama e ka kthyer ekonominë e vendit në peng të oligarkëve dhe monopoleve, që mbajnë çmime të larta vrastare kundër çdo interesi të qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË
Kosova me fat me Albinin e ndershëm, ndërsa Shqipëria në ditë të zezë me Edvinin e korruptuar!
Ja faktet, që jemi të vjedhur egërsisht nga qeveria, ndaj edhe jemi kaq të varfër!
Shqipëria më e korruptuara me treguesin më të lartë të korrupsionit, ndërsa Kosova me mirë nga të gjithë me treguesin më të ulët.

Raportit i fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim radhit Shqipërinë më të korruptuarën.

❗️“Shqipëria vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve, që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

❗️Ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste.

❗️Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon.

Diferenca mes Kosovës dhe Shqipërisë është vetëm qeverisja, ku në Kosovë drejton Albin Kurti serioz, i ndershëm dhe i përkushtuar, ndërsa në Shqipëri Edvini i kapur, i pangopur dhe i korruptuar.

Qeverisja e Edi Ramës është pjellë e korrupsionit të tmerrshëm, ajo është nxitëse, mbështetëse dhe përdoruese e organizuar e tij!

Edi Rama e ka kthyer ekonominë e vendit në peng të oligarkëve dhe monopoleve, që mbajnë çmime të larta vrastare kundër çdo interesi të qytetarëve.

Shihini vetë realitet në këta grafike dhe kuptoni që varfëria vjen vetëm nga zhvatja masive e miliarda euro nga qeveria!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb