Aktorja Anne Heche, e njohur edhe si partnerja e Ellen Degeneris ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e saj Nancy Davis, e cila ka postuar një mesazh homazh për aktoren në Instagramin e saj.

Nancy, ndau një seri fotosh të saj me djalin e aktores në faqen e saj në Instagram dhe me mbishkrim:

“Qielli ka një engjëll të ri. Mikja ime e dashur, e sjellshme, argëtuese dhe e bukur @anneheche shkoi në parajsë. Do të më mungojë tmerrësisht ajo dhe do të ruaj të gjitha kujtimet e bukura që kemi ndarë.

Anne ishte gjithmonë personi më i sjellshëm, që nxirrte gjithmonë më të mirën tek unë. Ajo ishte kaq mbështetëse me gjithçka që mund të bënte për të ndihmuar. Më është thyer zemra”, ka shkruar ajo.

Aktorja, 53 vjeçe, u shtrua në spital ku mbahej në jetë nga makineritë, pasi makina e saj Mini Cooper u përplas në një shtëpi dykatëshe dhe u përfshi nga flakët më 5 gusht në lagjen Mar Vista të Los Anxhelosit.

Anne pësoi dëmtime në mushkëri, djegie dhe një dëmtim të rëndë të trurit , i cili shkaktohet nga një mungesë e vazhdueshme e oksigjenit në tru .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb