Spanja do të nisë sot drejt Ukrainës dërgesën e parë të armëve sulmuese drejt Ukrainës, e cila po përballet me pushtuesin rus prej tetë ditësh.

“CNN” raporton se Spanja do të dërgojë sot 1370 granata hedhëse antitank në Ukrainë, si dhe mitralozë e 700 mijë fishekë e municione të tjera luftarake.

“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni, afër kufirit, ku do ta marrin zyrtarët ukrainas”, ka thënë ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles.

Më tej, ministrja është shprehur se armët janë shumë të rëndësishme dhe mund të përdoren edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb