Më shumë se 250 autorë nga 68 vende janë nominuar për çmimin letrar për fëmijë ”Astrid Lindgren” të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në botë.

Çmimi vjetor, me vlerë 5 milionë korona (574 000 dollarë), pritet të shpallet sot.

Listat përfshijnë kandidatë që shkojnë sipas rendit alfabetik nga Sayyed Nader Musava, i cili promovon leximin në Afganistan, tek Ken Wilson-Max, një ilustrues nga Zimbabweja.

Qeveria suedeze vendosi çmimin në 2002 për të nderuar shkrimtarët dhe ilustruesit e letërsisë për fëmijë dhe të rinj, si dhe ata që promovojnë leximin në frymën e autorit suedez Astrid Lindgren.

Ajo vdiq në 2002 në moshën 94 vjeçare, pasi kishte krijuar karaktere të shumta të trilluara popullore, përfshirë Pipi Çorapegjata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb