Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një udhëzues të ri klinik për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Përmes Urdhrit nr. 304, të datës 28 prill, institucioni ngarkon mjekët e QSUT-së dhe strukturat e tjera shëndetësore për zbatimin e këtij protokolli, i cili përcakton mënyrën e vlerësimit, trajtimit dhe monitorimit të personave që kërkojnë terapi hormonale për afirmimin e gjinisë.
Dokumenti parashikon përdorimin e estrogjenit ose testosteronit për zhvillimin e karakteristikave seksuale të gjinisë së dëshiruar, si dhe monitorim periodik të pacientëve për efektet anësore dhe komplikacionet e mundshme.
Në udhëzues thuhet se trajtimi hormonal nuk rekomandohet para pubertetit, por në raste të caktuara mund të merret në konsideratë edhe para moshës 16-vjeçare. Dokumenti përmend se në literaturën ndërkombëtare ekzistojnë përvoja të publikuara edhe për moshat 13.5 deri në 14 vjeç.
Ministria argumenton se udhëzuesi bazohet në rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të endokrinologjisë dhe të shëndetit transgjinor.
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me faktin që në QSUT do të ofrohet terapi hormonale për personat transgjinor.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu e cilësoi vendimin si akt kriminal të pabazuar në ligj, duke pretenduar se ai i hap rrugën terapive për ndryshimin e seksit që nga mosha 14-vjeçare, që vlerësohet rast pas rasti, ndërsa e kthen normalitet procesin në moshën 16-vjeçare.
Sipas deputetit demokrat, vendimi bie ndesh me “fiziologjinë, pjekurinë seksuale dhe hormonale të fëmijëve”, si edhe me aftësinë e tyre psikologjike dhe intelektuale për të marrë vendime me pasoja të përhershme për jetën.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë lojë nga e cila mund të kthehesh mbrapa. Kemi të bëjmë me çështje madhore që lidhen me jetën, familjen dhe shoqërinë”, shkruan Shehu.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se vendimi është marrë “në fshehtësi”, pa konsultim publik, debat profesional apo bazë ligjore, duke shtuar se nuk mbështetet në asnjë direktivë të European Union.
Postimi:
Akt kriminal, pirat, i pa bazuar ne ligj, vendimi i Ministrise se Shendetesise ndaj femijeve dhe te rinjve!
Nje vendim, qe i hap rrugen terapive te ndryshimit te seksit realisht qe ne moshen 14 vjecare, per ta rutinizuar ate ne 16 vjec.
Nje vendim ky i bazuar ne marrezite ideologjike majtiste, interesa te errta te saj.
Nje vendim qe bije ndesh me fiziologjine, me pjekurine seksuale dhe hormonale te femijeve.
Qe bije ndesh me mundesine intelektuale e psikologjike te femijes per te marre me koshience, pergjegjeshmeri te tilla vendime, qe kane pasoja jetesore.
Ketu nuk kemi te bejme me ndonje “loje” nga e cila me tej mund te dalesh apo te kthehesh mbrapa.
Ketu kemi te bejme me ceshtje madhore, qe lidhen me Jeten, Familjen e Shoqerine.
Nje vendim ky i sponsorizuar nga populizmi i majte, qarqet LGBTQ, si nje atentat jo vetem ndaj femijeve e familjes, por dhe Jetes e Shoqerise vete.
Nje vendim i marre ne fshehtesi, ne skutat e ketij rregjimi te pa pergjegjshem, injorant, dashakeq, e shkaterrues per cfare bota ka me te shenjte.
Nje vendim i pa konsultuar publikisht, pa debat profesional dhe aq me pak ligjor e publik.
Nje vendim ky i pa bazuar ne asnje direktive te BE.
Te tilla ceshtje madhore zgjidhen me transparence, diskutime te gjera e ne fund me Ligje.
“Projekt Ligji per Mbrojtjen e Femijeve dhe te Rinjve”, qe ne kemi paraqitur e parashikon kete mundesi ne moshen mbi 22 Vjec, e lidhur kjo me zhvillimin pluridimensional te femijeve e te rinjve.
Ndersa per ate Projekt Ligj akoma nuk ka filluar shqyrtimi ne Kuvend, tentakulat mizerabel te ketij rregjimi nxjerrin nje vendim te tille tejet te rrezikshem.
Kembanat e alarmit po bijen fort, shoqeria, familja, femijet, e ardhmja jone ne rrezik!
