NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pako peta
2 lgj miell misri
1 lgj miell gruri ose ermik
150 gr gjalpë
2 filxhanë qumësht
5 lgj sheqer
2 kokrra vezë
1 bustinë vanilje

Sherbeti:
1 gotë ujë
¾ sheqer
1 lgj mjaltë
1 shkop kanelle
1 fetë limon + cipë limoni
Pergatitja
Fillimisht përgatisim sherbetin duke e lenë të ziejë për 4-5 minuta. Pasi sherbeti të ftohet pak dhe të jetë i vakët shtojmë mjaltin.

Ndërkohë rrahim vezët me gjysmën e sasisë së sheqerit derisa vezët të zbardhen dhe të rrisin volumin.

Vendosim qumështin të ngrohet, ndërkohë përziejmë dy llojet e miellit së bashku me sheqerin e mbetur dhe me një bustinë vanilje dhe i shtojmë tek qumështi duke i trazuar mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Në fund shtojmë një lugë gjalpë.

E lemë qumështorin të ftohet pak dhe më pas e përziejmë me vezët e rrahura me sheqer.

Shtrojmë 4 petë në një tavë të lyer me pak gjalpë, hedhim masën e përgatitur dhe e mbulojmë më pas me 4 petë të tjera të spërkatura me pak gjalpë. E presim qumështorin dhe e vendosim në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 1 orë. Pasi qumështori të jetë pjekur e sherbetosim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb