Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako peta, 100 gr gjalpë

Për kremin:

1 litër qumësht, 200 gr sheqer, 3 kokrra vezë, 2 lugë supe miell, 3 lugë miell ermik, 1 lugë gjalpë, 2 bustina vanilje, Cipë limoni sipas dëshirës.

Për servirje:

Sheqer puder
Kanellë

Përgatitja

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrojmë petët e rrudhosura 1 e nga 1 duke i spërkatur me gjalpë të shkrirë. I vendosim më pas petët të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.

Ndërkohë përgatisim kremin. Në një tenxhere hedhim dy llojet e miellit, sheqerin, vaniljen dhe cipën e limonit. I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë qumështin. E vendosim tenxheren në zjarr duke e trazuar herë pas here derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë gjalpin dhe vezët e rrahura me pak qumësht të ngrohtë. E trazojmë mirë dhe kremin e përgatitur e hedhim në tavë mbi petët e pjekura. E rivendosim tavën në furrë dhe e lemë për 25 – 30 minuta.

Pasi qumështori të jetë gati, e lemë të ftohet dhe e servirim spërkatur me pak sheqer pluhur dhe kanellë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb