Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, ka akuzuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit për shkelje të Kushtetutës dhe mbrojtje të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ndërsa iu referua edhe protestës së zhvilluar jashtë Parlamentit.

Kapri e nisi fjalën duke kundërshtuar, sipas tij, moslejimin e deputetit Agron Shehaj për të marrë pjesë në seancë, pavarësisht përfundimit të masës disiplinore. Duke iu referuar protestës para Kuvendit, Kapri tha se qytetarët kanë dalë në rrugë sepse, sipas tij, mazhoranca ka humbur besimin e publikut. Ai akuzoi shumicën se ka mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në çështje që opozita i konsideron korruptive, referuar ish-zëvendës kryeministres Belinda balluku dhe socialistëve të tjerë që kanë probleme me drejtësinë

“Kjo që po bëni këtu është kriminale.  Kemi përpara përjashtimin 30 ditor të Shehajt. Ka kaluar afati, nuk e lejonit të vijë në sallë, çfarë është kjo? Të mos e lejosh deputetin të kryejë detyrën?

E pyesni veten ç’po ndodh me protestën? Pse dalin njerëzit në protestë? Se ju ka dalë boja, jeni diskretituar, pasi vodhët dhe hajdutët Veliaj e Balluku me Beqajn u kapën, i mbrojtët. Ju ka dalë boja,. Balla s’mund të marrë peng parlamentin. Zoti kryetar, sulmi ndaj një deputeti e kryetari partie dhe nuk lejohet të jetë në sallë shkelet Kushtetuta. Ju e dini shumë mire”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb