Inxhinierja Senada Mehmeti i është bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Gjatë fjalës së saj ajo ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë kundër të keqes, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu ajo theksoi se Shqipëria sot është e pushtuar nga një sekt kleptomanësh.
“A mund të ndërtohet shteti me korrupsion? Shqipëria sot po bie sepse është pushtuar nga një sekt kleptomanësh…Paratë e pista po ushqen krimin, korrupsioni po i pi gjakun rinisë dhe indiferenca e intelektualëve po e vret këtë vend”, tha ajo.
Gjithashtu nënvizoi shqiptarët nuk duhet të ndalen por duhet të rrëzojnë murin e korrupsionit.
“Rrëzoni murin e korrupsionit dhe ngrini murin me meritokracisë. Bashkohuni me ne për një Shqipëri meritokratike”, tha ajo.
