Një qytetar në Vorë, i cili i është drejtuar qendrës së tij të votimit pak minuta nga mbyllja e orarit zyrtar, tregoi se procesi i votimit elektronik ishte shumë i lehtë.

Në një prononcim për gazetaren e News24 Dorjana Bezat qytetari tha se votimi elektronik per zgjedhjet lokale shmangte votat e pavlefshme.

“Kisha një detyrim familjar dhe nuk mund të vija më herët, por e kam detyrim qytetar që të votojë patjetër. Për mua votimi elektronik ishte i bukur, kishte shumë lehtësira. Jo gjej emrin, jo palos kartën… Ai që do të votojë nuk gabon dhe se nxjerr të pavlefshme votën. për mua nuk është problem, edhe pse jam me arsim të lartë. Janë tre opsione, që të sqarojnë. Nuk dalin vota të pavlefshme me këtë votim elektronik.”, tha qytetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: